Barty triumfon në Wimbledon!

Tenis

Barty triumfon në Wimbledon!

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:21
Barty triumfon në Wimbledon!

Ashleigh Barty triumfon në Wimbledon. Tenisja  që mban vendin e parë në renditjen botërore mposhti në finale Karolina Pliskova. Finalja e “grand slamit” më tërheqës dhe më të vjetër u zgjidh në tre sete, 6-3, 6-7 dhe 6-3 në favor të Barty. 

25 vjecarja bëhet në këtë mënyra australiania e parë pas 41 vitesh që triumfon në Wimbledon, për herë të fundit e kish bërë Evonne Golagong në vitin 1980.

Finalja ishte vërtetë emocionuese dhe e pasur me ankth e emocione ku për herë të parë në karrierë si Barty ashtu edhe Pliskova e shikonin veten në sfidën përfundimtare të këtij turneu të madh. Australiania e nisi mirë dhe shkoi menjëherë në 4-0 me game gjatë setit të parë, edhe pse tenisja çeke u mundua të rIkuperonte, nuk i’a doli duke e dorëzuar setin e hapës.

Më i luftuar seti i dytë, me goditje dhe kundër-goditje. Barty shkoi në 3-1, dhe kur po i afrohej fitores nisi të ndjente presionin duke dhuruar  pikë derisa  shkoi në 5-5 e më pas edhe në “tie-break” aty ku numri 1 i botës gaboi më shumë se sa Pliskova dhe e dërgoi sfidën në setin final.

25-vjeçarja nga Ipswichi i Australisë nuk e vuajti humbjen e setit parardhës dhe e nisi vrullshëm duke skuar në 3-0 me game. Nga ai çast Ashleigh Barty nuk lëshoi më,  dhe edhe pse pati disa luhatje i’a doli të triumfonte për herë të parë në karrierë në  Wimbledon. Ky është “Grand Slami” i dytë në karreirë për australianen pas atij triumfi në “Roland Garros” në 2019-ën. Një sukses që do të vijojë ta mbajë Ashleigh Barty-n në vendin e parë të renditjes botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat