Skandali i basteve

Tenis

Skandali i basteve

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:38
Skandali i basteve

International Tennis Integrity Agency (ITIA) ka bërë me dije se është duke hetuar dy ndeshje tenisi të grand slam të Wimbledon, i mbyllur pak ditë më parë. Shkak i këtij hetimi është vendosja e një sasie shumë të madhe parash në baste në ato ndeshje.

“Kemi parë një qarkullim jo normal të parave në bastet e vëna në këto dy ndeshje.

Nuk do të japim më shumë detaje, për sa kohë ka një hetim”, thanë drejtuesit e ITIA, pa përmendur se për cilat takime bëhet fjalë dhe shumën e parave të vëna bast.

“Ne po analizojmë çdo të dhënë, qarkullimin e parave si dhe vetë ndeshjen. Do të kemi një hetim të detajuar dhe shumë konfidencial”, thanë drejtuesit e ITIA, një shoqëri e krijuar në tenis për të hetuar rastet e basteve, të shpeshta në këtë sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat