Ky është turpi i radhës nga Gjokoviq

Tenis

Ky është turpi i radhës nga Gjokoviq

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:21
Ky është turpi i radhës nga Gjokoviq

Nuk është çudi, Novak Gjokoviq njihet për sjellje të pahijshme dhe kjo edhe ndodhi sot në Lojërat Olimpike.

U nis nga Serbia për në Tokio me synimin për të artën, por zyrtarisht ai ka mbetur pa asnjë medalje në Olimpiadë.

Pasi humbi mundësinë për të bronztën kundër Pablo Carreno Busta të Spanjës, Gjokoviq ishte shumë i dëshpëruar.

Disa herë ai u pa duke humbur e thyer reketin dhe kjo ka çuar që ai të refuzojë të luajë për të bronztën në çifte të përziera.

Gjokoviq me Nina Stojanoviq, pas dy orësh pritej të përballeshin me John Peers dhe Ashleigh Barty, por Novak i dëshpëruar me atë që po i ndodh, është tërhequr nga meçi dhe kështu zyrtarisht, do të kthehet në shtëpi pa asnjë medalje. Ky është edhe një turp i radhës nga Gjoka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat