Tërhiqet nga turneu

Tenis

Tërhiqet nga turneu

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:24
Tërhiqet nga turneu

Tenisti austriak Dominic Thiem, numri 6 në botë dhe kampion në fuqi i grand slam të US Open, nuk do të luajë më asnjë ndeshje këtë sezon. Për pasojë, ai nuk do të mbrojë trofeun në turneun e US Open, që zhvillohet në Nju Jork, duke nisur nga 30 gushti.

Ky sezon ka qenë shumjë i errët për tenisitn 26-vjeçar, që duket se nuk e përballoi dot suksesin, pasi ka deklaruar se vuan nga një krizë depresioni, duke mos patur as motiv për të luajtur. Në Roland Garros, turne ku dy herë ka dalë në finale, ai u eliminua që në raundin e parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan:

“Jam i dëmtuar, pasi kam ende dhimbje në pulsin e dorës dhe nuk jam në 100% të formës. Fola me mjekët dhë më këshilluan të qëndroj pushim, për të patur më shumë kohë për të rikuperuar. Më vjen keq që nuk do të mbroj titullin në US Open. Kam një karrierë të gjatë përpara, ndaj do të kthehem të luaj vitin tjetër”, tha Thiem.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat