Zverev fiton turneun e Cincinnatit për vitin 2021

Tenis

Zverev fiton turneun e Cincinnatit për vitin 2021

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 10:10
Alexander Zverev

Pas triumfit historik të tij në Olimpiadë duke e fituar medaljen e artë, Alexander Zverev tani ka fituar edhe turneun masters të Cincinnatit, duke triumfuar në finale ndaj tenistit rus, Andrey Rublev.

Tenisti 24-vjeçar e mposhti Rublev më lehtë se që pritej, duke e mbyllur ndeshjen për 60 minuta, me sete 6-2 6-3.

Gjermani tani ka fituar turneun e 17-të në total në karrierën e tij, gjersa ishte i pesti i turneut masters, pasi paraprakisht kishte qenë fitues i Madrid x2, Rome dhe Toronto.

Pas mbylljes së këtij turneu, tani do të vie Grand Slami i fundit i vitit kalendarik, US Open, që do të fillojë më 30 gusht e do të përfundojë më 12 shtator.

Në US Open tani është konfirmuar se Roger Federer, Rafael Nadal e Dominic Thiem zyrtarisht nuk do të marrin pjesë pasi kanë probleme më lendimet e tyre, dhe kështu kanë humbur pjesën e mbetur të këtij viti.

Zverev mund të jetë një nga lojtarët favorit për fitimin e këtij turneu pas formës së mirë që është duke e kaluar gjermani, pa harruar edhe numrin një të botës, Novak Djokovic, e gjithashtu edhe tenistët tjerë në formë si Daniil Medvedev e Stefanos Tsitsipas.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat