Turneu final nga Kina në Meksikë

Tenis

Turneu final nga Kina në Meksikë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:39
Turneu final nga Kina në Meksikë

Turneu final nga Kina në Meksikë!

Turneu përfundimtar i tenisteve profesioniste, ku do të garojnë 8 teniste më të mra gjatë vitit kalendarik, do të zhvillohet në Guadallahara të Meksikës, në vend të Kinës dhe qytetit të Shenzhenit.

Sipas Federatës së Tenisteve profesioniste, WTA, ndryshimi i vendngjarjes ka të bëj me restrikcionet e mëdha në Kinë, lidhur me koronavirusin. Dhe qyteti meksikan do të jetë nikoqir i këtij eventi sportiv për herë të parë nga viti 2005.

Ndryshe Shenzheni në Kinë ishte organizator i finales së parë në vitin 2019, ndërsa vitin e kaluar nuk u zhvillua për shkak të pandemisë “Covid 19”. Qyteti kinez, planifikohet që në vitin 2030, sërisht të organizojë turneun final të WTA-s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat