Federer: Po i bëj gjërat hap pas hapi

Tenis

Federer: Po i bëj gjërat hap pas hapi

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:23
Federer: Po i bëj gjërat hap pas hapi

Rikthimi i Roger Federer në fushë nuk është çështje jave dhe nuk do të ndodhë këtë vit. Gjithsesi, tenisti zviceran, fitues i 20 grand slam të karrierë, shprehet se rikuperimi po ecën mirë dhe mezi pret të rikthehet në fushë.

“Jam shumë mirë dhe rehabilitimi po ecën ashtu si duhet. Po i bëj gjërat hap pas hapi dhe mendoj se më e keqja tashmë ka kaluar”, tha Federer për “Srf Sport”.

Zvicerani nuk luan që prej çerekfinaleve të Wimbledon, ndërkohë që nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike dhe US Open.

“Kur kthehesh nga dëmtimi çdo ditë që kalon është një ditë më e mirë se ajo e kaluara”, tha Federer.

“E kam përjetuar edhe më parë këtë gjë, ndaj nuk është një problem nga ana psikologjike.

Shpresoj të rikthehem shpejt në stërvitje, por e di që duhet edhe pak durim. Dua të luaj edhe në Laver Cup (23-25 shtator)”, tha Federer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat