FBI në “Indian Uells” për sigurinë e tenistëve dhe tenisteve!

Tenis

FBI në “Indian Uells” për sigurinë e tenistëve dhe tenisteve!

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:46
FBI në “Indian Uells” për sigurinë e tenistëve dhe tenisteve!

Në prag të turneut të tenisit “Indian Uells”, që nis gjatë ditës së hënë, tenistët dhe tenistet, kanë marë mesazh interesant nga drejtuesit e Asociacioni i Tenistëve Profesionist (ATP) dhe ajo në konkurencën e femrave (VTA).

Për shkak të kanosjeve të shpeshta në mediat sociale, ATP dhe VTA kanë kërkuar ndihmë nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI)

“Duam të ju informojmë se FBI do të jetë prezent në turneun “Indian Uells”, për të monitoruar tenistët dhe tenistet dhe të përcjell rrjetet sociale, me qëllim që të parandalojmë maltretimin e tenistëve dhe tenisteve, në mediat sociale,” thuhet në kumtesën e ATP-s dhe VTA-s.

Turneu Mastersë “Indian Uells”, nis më 4 tetor dhe do të zgjas deri më 17 tetor, por në të nuk do të marrin pjesë tre tenistët më të mië të botës si Novak Gjokoviq, Rafael Nadal dhe Roxher Federer.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat