Nadal vendos dy rekorde të jashtëzakonshme

Tenis

Nadal vendos dy rekorde të jashtëzakonshme

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:44
Nadal vendos dy rekorde të jashtëzakonshme

Tenisti spanjoll Rafael Nadal nuk luan prej disa muajsh për shkak dëmtimi. Gjithsesi, numri 5 në botë ka vendosur dy rekorde të jashtëzakonshme, që konfirmojnë se ai mbetet një nga më të mëdhenjtë në histori.

Nadal ka arritur kuotën e 6000 ditëve në “Top-10” tenistët më të mirë në botë. Hera e parë që spanjolli ka hyrë ndër 10 më të mirët në botë ka qenë prilli 2005. Që nga ajo kohë, ai nuk ka zbritur asnjëherë nga kjo renditje.

Rafael Nadal mban edhe rekordin e javëve radhazi në “Top-10”, me 836 javë radhazi.

Çka do të thotë që spanjolli ndodhet në “Top-10” më të mirët në botë prej 16 vitesh. Ai është shkëputur ndjeshëm nga rivalët në këto renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat