Vaksinim i detyrueshëm për të luajtur në “Australian Open”

Tenis

Vaksinim i detyrueshëm për të luajtur në “Australian Open”

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 15:32
Vaksinim i detyrueshëm për të luajtur në “Australian Open”

Në Melburn të Australisë, janë shtuar rastet me koronavirus.

Për këtë arsye, qeveria e shtetit të Viktoria ka vendosur vaksinim të detyrueshëm për rreth 1 milionë persona, përfshi edhe ata që merren me sport profesionist.

Një vendim ky që mund të ketë efekt edhe te grand slam i “Australian Open’, që zhvillohet në Melburn në janar të vitit të ardhshëm. Organizatorët e grand slam të parë të vitit, për momentin po monitorojnë situatën e pandemisë “Covid-19”.

Gjithsesi, “Australian Open” mund të bëhet eventi i parë tenistik që mund ta bëjë të detyrueshëm kryerjen e vaksinës për pjesëmarrësit, për të evituar karantinën, siç ndodhi këtë vit. Kjo mund të vërë në dyshim pjesëmarrjen e mjaft tenistëve ende të pavaksinuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat