Wimbledon: Federer kalon në çerekfinale, Nadal eliminohet

Tenis

Wimbledon: Federer kalon në çerekfinale, Nadal eliminohet

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 22:25
Rafael Nadal

Roger Federer ka fituar ndaj Gregor Dimitrov për të kaluar në çerekfinale të Wimbledonit, ndërsa Rafael Nadal ka befasuar të gjithë duke u eliminuara nga Gilles Miller.

Tenisti zviceran, Federer ka fituar pa shumë vështirësi ndaj bullgarit Dimitrov, për të kaluar tutje në çerekfinale të Wimbledonit.

Federer ka fituar pastër në këtë takim, duke e mposhtur Dimitrovin 3-0 me sete (6-4, 6-2 dhe 6-4), ndërsa në çerekfinale do të luajë ndaj njërit prej Milos Raonic ose Zverev.

Në anën tjetër, tenisti spanjoll, Rafael Nadal është eliminuar në raundin e katërt nga emri pak i njohur në këtë sport, Gilles Muller.

Ndeshja mes Nadal dhe Muller zgjati rreth pesë orë, ku pas setit pestë, fitoi tenisti nga Luksemburgu (6-3, 6-4, 3-6, 4-6, 15-13).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat