Në finale Muguruza - Williams

Tenis

Në finale Muguruza - Williams

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 11:10
Garbine Muguruza

Venus Williams shkruan historinë. Amerikanja u kualifikua për herë të 9-të në finalen e Wimbledon, grand-slamit më të rëndësishëm të vitit, teksa në moshën 37-vjeçare u bë gjithashtu tenistja më e vjetër që në shkon deri në finalen e këtij kompeticioni. Në aktin e fundit të të slam-it londinez motra e madhe e familjes Williams do të ketë përballë spanjolle Garbine Muguruza. Venus u rikthye në finalen e Wimbledon pas 8 viteve mungesë ndërsa do të tentojë të fitojë titullin e saj të 6-të, mbi barin e All England Club. Në gjysmëfinale amerikanja mposhti lehtësisht në 2 sete tenisten vendase Johana Konte. 6-4 6-2 ishte rezultati i sfidës në favor të Venus Ëilliams me anglezen Konte që nuk arriti të përballonte forcën  dhe eksperiencën 37-vjecares. Finalen e fundit në Wimbledon Venus e luajti në 2009-tën ku u mposht nga motra më e vogël Serena. Ashtu si Venus Williams edhe Garbine Muguruza u rikthye në finalen e grand-slam-it londinez pas asaj humbjeje në 2015-tën pikërisht në aktin e fundit ndaj Serena Williams. Spanjollja e pati akoma më të thjeshtë gjysmëfinalen ndaj sllovakes Rybarikova ndaj të cilës humbi në total vetëm 2 game duke triumfuar me shifrat 6-1 6-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat