Fansi luan bastore 57.000 euro për fitoren e Federer në Wimbledon – e dashura s’e di ende

Tenis

Fansi luan bastore 57.000 euro për fitoren e Federer në Wimbledon – e dashura s’e di ende

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 11:59
Roger Federer

Një fans i kamotshëm i Roger Federer ka vënë në bastore 57.000 euro për fitoren e Federer në Wimbledon, shkruan Telegraph.

George, 36 vjeçar, mbase do të ketë emocione shumë më shumë se vet zvicerani në ndeshjen për titull kampioni në Wimbledon kundër Marin Cilliq.

Stresin e George do ta rrisë edhe më shumë fakti që ai ende nuk i ka treguar të dashurës së tij për bastin e vënë.

George, që nuk ka pranuar ta publikojë emrin e plotë, thotë se nga ajo që ka parë këtë vit nga Federer, është i bindur se ai është në formë të mirë dhe mund ta fitojë trofeun e tij të tetë në garën më prestigjioze të tenisit në botë.

Përkundër shumë netëve pagjumë, fansi është i bindur se në fund do të gëzohet me fitore.

“E dashura ime mendon që jam i çmendur pasi shpenzoj kaq shumë kohë duke përcjellur garant e tenisit”.

“Por, unë jam i sigurt se ajo do të jetë shumë e kënaqur kur ta kuptojë sa do të fitojë me bastin e fundit”.

I pyetur se çfarë e ka ndërmend të bëjë me paratë nëse i fiton, ai ka thënë se “me siguri do t’i propozoj martesë të dashurës”.

Ndeshja mes Federer e Cilliq fillon në orën 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat