Serena Williams tregon linjat dy javë pas lindjes së foshnjës

Tenis

Serena Williams tregon linjat dy javë pas lindjes së foshnjës

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:01
Serena Williams

Tenistja Serena Williams ka treguar se ka humbur peshë pas lindjes së vajzës.

Madje kjo është vënë në pah vetëm dy javë pas ardhjes në jetë të Alexis.

Kampionia e tenisit, ka shpërndarë një selfie në Snapchat ku shihet me një palë veshje Daisy Dukes.

“Përsëri në xhinset e mia të shkurtra, dy javë pas…”, ka shkruar Williams.

Fituesja e Wimbledon dhe i dashuri i saj Alexis Ohanian kanë mirëpritur në jetë foshnjën e quajtur Alexis Olympia Ohanian Jr me të parin e muajit shtator.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat