Nadal optimistë

Tenis

Nadal optimistë

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 12:16
Nadal

Rafael Nadal është i sigurt që do ta mbyllë vitin 2017 si “Numri 1” në botë. Zyrtarizimi erdhi pas deklaratës së Roger Federer se nuk do të marrë pjesë në turneun Masters të Parisit, që nis sot pasdite. Zviceriani, fitues ditën e diel në turneun e Bazelit, ka 1,440 pikë disavantazh ndaj Nadal, që do të jetë në turneun parizien dhe do të thellojë diferencën. Ndërkohë që, të dy tenistët do të garojnë në finalet e “ATP Championship”, turneu i 8 më të mirëve, që nis në mesin e nëntorit, në Londër.

Për tenistin spanjoll kjo është java e 11-të në krye të renditjes botërore për këtë vit, që kur e mori atë, pas triumfit në grand slemin e US Open. Ky do të jetë viti i katërt për Nadal që e mbyll sezonin në krye të renditjes (i pari edhe në vitet 2008, 2010 dhe 2013). Tërheqja e Federer nga Masteri i fundit i këtij viti i dha garancinë për ta mbyllur edhe 2017-ën si “Numri 1”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat