Ndodh çudia: Federer eliminohet nga Wimbledon

Tenis

Ndodh çudia: Federer eliminohet nga Wimbledon

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 18:37
Roger Federer

Roger Federer është eliminuar nga Wimbledon, pasi u mund në çerekfinale nga afrikano-jugori Kevin Anderson.

Tenisti zviceran, i cili ishte favorit në këtë turne, humbi ndeshjen maratonë që u zgjidh vetëm në setin e pestë.

Pasi fitoi dy setet e para, Federer humbi 3 të tjerat dhe rezultati përfundimtar ishte 6-2, 7-6, 5-7, 4-6 dhe 11-13.

Ndeshja epike zgjati më shumë se 4 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat