Ndodh vetëm në Uimbëlldon.
Ndeshja gjysmëfinale mes Novak Djokovic dhe Rafael Nadal u ndërpre të premten në mbrëmje.
Pas rreth tre orësh ndeshje, ajo u ndërpre pa një arsye të çuditshme.
Fusha është e mbuluar me çati, nuk binte shi dhe ndriçimi ishte ideal.
Por rregullorja e kërkon që të mos luhet pas orës 23:00 pasi prishet qetësia e banorëve.
Në orën 23:02, ndeshja u ndërpre, edhe pse tenistët ishin të habitur.
Ajo vazhdon sot.