Nadali hap dyert e akademisë së tij për viktimat e përmbytjeve në Mallorca - Bota Sot
Nadali hap dyert e akademisë së tij për viktimat e përmbytjeve në Mallorca

Tenis

Nadali hap dyert e akademisë së tij për viktimat e përmbytjeve në Mallorca

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 17:18
Rafael Nadal

6 të vdekur, dëme të pallogaritshme dhe shumë persona të mbetur të pastrehë është bilanci që shkaktuan përmbytjet katastrofike që goditën ishullin e Mallorcas mbrëmjen e së mërkurës. Siç raporton El Pais është i madh numri i personave të zhdukur.

Majorkeni më i famshëm në botë përkon të jetë Rafa Nadal, i lindur dhe rritur në ishullin mesdhetar të Spanjës që njëherazi ka mbetur i përfshirë në këtë situatë kaotike. I tronditur nga tragjedia tenisti 32-vjeçar ka nisur nga puna vullnetare duke dhënë kështu kontributin e tij në komunitet.

Pasi ka hapur dyert për të mirëpritur vitkimat e përmbytjeve është rreshtuar për të liruar rrugët e mbuluara nga balta. Rafa ka hapur dyert e strukturës së tij akademisë Rafa Nadal për të gjithë ata që e gjejnë veten të pastrehë apo kanë nevojë rimarin forcat.

“Është një ditë e trishtueshme për Mallorcan shkruan numri 1 i tenisit botëror në rrjetet sociale, Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë familjarët e viktimave. Në këtë situatë hapim dyert e akademisë për të mirëpritur këdo që ka nevojë.” Për t’u vlerësuar gjesti i Rafael Nadal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera