“Aleksandri i Madh” mposht Xhokoviçin në finalen e ATP-Londër

Tenis

“Aleksandri i Madh” mposht Xhokoviçin në finalen e ATP-Londër

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 22:10
Aleksandër Zverev

Me emrin “Aleksandri i Madh” e ka pagëzuar e përditshmja franceze “L’Equipe” fituesin e turneut të ATP-së Londër, Aleksandër Zverev, i cili është edhe fituesi më i ri në moshë që ka marrë këtë trofe.

Në turneun e zhvilluar në Londër, talenti 21-vjeçar ka eliminuar në 2 sete serbin Xhokoviç, duke fituar një nga trofetë që do të mbahet mend gjatë në karrierën e tij.

Zverev në ndeshjen e zhvilluar në Londër tregoi karakter dhe guxim për të mposhtur “mbretërit” e vjetër.

Por mbi të gjitha për forcën dhe talentin e gjermanit 21-vjeçar, të padurueshëm dhe të guximshëm, të etur për të hedhur poshtë mbretërit e vjetër.

Zverev ka një traditë me sportin e tenisit, pasi të 2 prindërit e tij kanë qenë pjesë e këtij sporti, duke luajtur për ish-Bashkimin Sovjetik. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat