Roger Federer: Pushimi që bëra gjatë 2016-ës më rigjeneroi si njeri

Tenis

Roger Federer: Pushimi që bëra gjatë 2016-ës më rigjeneroi si njeri

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:57
Roger Federer

Roger Federer, në një intervistë për “The Wall Street Journal” ka kujtuar triumfin në grand slam të Australian Open në vitin 2017, në moshën 35-vjeçare, fitore që erdhi pas 5 setesh lojë ndaj Rafael Nadal.

Sipas tenistit zviceran, rikthimi në fitore në atë moshë pas 6 muajsh pushim, ishte një surprizë edhe për vetë atë, por Federer shprehet se kjo e ka një shpjegim.

“Kisha nevojë për atë pushim aq të gjatë, pasi ndjeva që trupi im u rigjenerua tërësisht dhe isha shumë më në formë. Por edhe ndryshimi i raketës më ka ndihmuar edhe pse nuk e kisha menduar kurrë se rikthimi do të ishte aq i suksesshëm”, thotë Federer, që atë vit fitoi edhe në Wimbledon, duke u rikthyer numri 1 në botë.

Më tej, tenisti zviceran shton: “Mund të them se argëtohem më shumë tani duke luajtur tenis se dikur, pasi arrij të komandoj lojën time, shkoj më shpesh afër rrjetës. E ardhmja? Shpresoj të jetë po kaq argëtuese dhe e suksesshme sa këto dy vitet e fundit. Unë nuk bëj diferencime në turne. Shpresoj që vitin 2019 të luaj në ato që preferoj më shumë edhe pse sot shumë turne duhet të kenë një status tjetër, jo thjesht përgatitorë për të marrë pjesë në grand slam”, u shpreh Federer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat