Skandali i drejtoreshës në Tetovë: 9 nga 11 të pranuarit nuk përmbushnin kushtet për punësim

Tetova

Skandali i drejtoreshës në Tetovë: 9 nga 11 të pranuarit nuk përmbushnin kushtet për punësim

Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:11
Skandali i drejtoreshës në Tetovë: 9 nga 11 të pranuarit nuk përmbushnin kushtet për punësim

Skandali me përjashtimin e profesoreshës Arieta Veliu nga shkolla e mesme ekonomike në Tetovë thellohet edhe më shumë. Pas publikimit të të gjitha vendimeve gjyqësore nga Televizioni “Alsat-M”, të cilat e detyronin drejtoreshën e shkollës ta rikthente në punë Veliun, në pah dalin edhe detaje të tjera të mënyrës së largimit të saj nga puna.

Në dhjetor të vitit 2013, Shkolla Ekonomike e Tetovës shpalli konkurs për 11 vende pune në fushë të ekonomisë. Mes kandidatëve ishte edhe Arieta Veliu, e cila për më shumë se dy vite, në këtë shkollë ishte profesoreshë e ekonomisë. Një muaj pas shpalljes së konkursit, Drejtoresha e Shkollës ekonomike “8 Shtatori, publikoi listën me kandidatët e pranuar, në të cilën nuk gjendej emri i Arietës, edhe pse e njëjta i përmbushte kushtet. Inspektorati i Punës, pas inspektimit të kryer në procedurën e zgjedhjes së kandidatëve, ka konstatuar se 9 nga 11 të pranuarit nuk përmbushnin kushtet për punësim.

Përveç Inspektoratit të Punës, shkelje ka konstatuar edhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ndërkaq ka reaguar edhe Avokati i Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat