“Ku je, ku je biri im” me zë trishtues thirrte një grua në tragjedinë që tronditi Maqedoninë

Tetova

“Ku je, ku je biri im” me zë trishtues thirrte një grua në tragjedinë që tronditi Maqedoninë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 07:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi.

Ai më thirri në telefon dhe vetëm tha: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur, kemi pasur një aksident”.

Unë menjëherë jam nisur nga Gostivari në Karpalak dhe nxora djalin tim nga autobusi.

Kështu rrëfen ngjarjen babai i njërit prej djemve të plagosur në tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe mbeten të plagosur 32 të tjerë katër prej të cilëve luftojnë për jetë.

Ndryshe nga ai, shumë qytetarë nga Gostivari që erdhën në vendin e ngjarjes nuk gjetën të dashurit e tyre.

“Sashe, ku je Sashe”, mes lotësh thirrte një grua djalin e saj, e cila zbriti në pjesën e pjerrët në rrugën e vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat