Tetovë: Shoqata “Ura Blu” shënoi Ditën e Autizmit

Tetova

Tetovë: Shoqata “Ura Blu” shënoi Ditën e Autizmit

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:38
Dita e Autizmit

Me rastin e Ditës së Autizmit, 2 Prill, Shoqata Ura Blu organizoi një manifestim në sheshin Iliria, ku u shpërndanë fllajera, dhe anëtarët e kësaj shoqate ngjyrosën fytyrat e fëmijëve.

Nga Shoqata Ura Blu thanë se qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është të vetëdijësohen njerëzit mbi atë se çka është autizmi.

“Ne si shoqatë mundohemi që nëpërmjet aktiviteteve tona të kontribuojmë në vetëdijësimin e njerëzve për fëmijët autik, simptomat e autizmit dhe si mund t’u ndihmohet fëmijëve me autizëm. Ne kemi për qëllim edhe psikoedukimin e fëmijëve me autizëm, pra ne punojmë me fëmijë me autizëm çdo ditë, përmes një terapie ku tre persona angazhohen në zbatimin e saj, me anë të së cilës synohet përmirësimi i sjelljes së fëmijëve dhe formimi i aftësive të reja” tha Siëndrra Memeti nga Shoqata Ura Blu.

Në aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila tha se në katër shkolla në Tetovë aplikohet programi për trajtimin e fëmijëve me autizëm.

“Ne pilotojmë në katër shkolla me 20 psikologë dhe defektologë të cilët punojnë në mënyrë individuale me fëmijët. Ne synojmë të aplikojmë projektin edhe në shkolla tjera si dhe të ulim moshën e trajtimit të fëmijëve pjesëmarrës, sepse sa më herët të fillohet të punohet me to aq më mirë”, tha Teuta Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat