Zgjedhjet në Maqedoni, Albin Kurti ka një mesazh për anëtarët e BDI-së dhe PDSH-së

Tetova

Zgjedhjet në Maqedoni, Albin Kurti ka një mesazh për anëtarët e BDI-së dhe PDSH-së

Nga: Z.M. Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:07
Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në tubimin qëndror të kandidatit të pavarur për president të Maqedonisë, Blerim Reka ka kërkuar që të gjithë shqiptarët të votojnë me mendje dhe me zemër gjatë zgjedhjeve të së dielës.

Kurti tha se, të gjithë shqiptarët duhet të votojnë për profesorin dhe ish diplomatin Blerim Reka

“Kurrë nuk e keni pasur më kollaj. I humbni 15 minuta në vendvotim, mirëpo i fitoni katër vjet dinjitet e vullnet. Tre emra i keni në listë, filloni me të parin, ndaluni te i pari, përfundoni me të parin, votojeni Blerim Rekën”, theksoi lideri i Vetëvendosjes.

Kurti gjatë fjalimit të tij dha edhe disa porosi për anëtarët e dy partitve shqiptare në pushtet, BDI e PDSH që nuk mbështetin kandidatin e vetëm në këto zgjedhje.

“Anëtarët e partive tjera shqiptare nuk kanë kandidatë. Profesor Blerim Reka nuk ka parti të tij. Partiakët e tjerë janë pa kandidatë, kurse Blerim Reka pa parti. Andaj profesori është zgjedhja dhe zgjidhja, edhe për anëtarët e BDI e PDSH-së, këtu në Tetovë dhe gjithandej. Ama jo për inati të dy kandidatëve të tjerë, por për hirë të vetvetes tuaj”, ka thënë Kurti gjatë tubimit përmbyllës në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat