Aksident në Tetovë, lëndohen disa persona

Tetova

Aksident në Tetovë, lëndohen disa persona

Më: 27 prill 2019 Në ora: 21:50
Tetovë

Në hyrje të Tetovës, te rrethrоtullimi i parë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy makina.

Sipas informatave të Alsat, ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar për në spital.

I menjëhershëm ka qenë edhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët me tre automjete janë shfaqur në vendin e ngjarjes për të asistuar në nxjerrjen e të lënduarve nga makinat.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia për të kryer inspektimet se si ka ardhur deri tek aksidenti dhe për të mësuar shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat