Tetovë, shumë familje rome jetojnë në kushte të mjerueshme - Bota Sot
Tetovë, shumë familje rome jetojnë në kushte të mjerueshme

Tetova

Tetovë, shumë familje rome jetojnë në kushte të mjerueshme

Më: 26 maj 2019 Në ora: 15:14
Shumë familje rome jetojnë në kushte të mjerueshme

Në kushte tejet të vështira, pa punë, pa infrastrukturë dhe në papastërti të madhe. Kështu jetojnë rreth 30 familje rome në Tetovë. Që fatkeqësia e tyre të jetë edhe më e madhe, ata nuk shfrytëzojnë as ndihmën sociale si pasojë e mungesës së dokumenteve të identifikimit. Ata akuzojnë shtetin që i ka lënë në harresë dhe nuk iu siguron as kushtet bazë për jetesë, shkruan Alsat.

“S’ka asnjëri dokumente këtu. Si e para skam unë dokumente. Unë s’marr as ndihmë sociale asgjë hiç! Kërkojmë punë, por s’kemi dokumente, dhe s’ka punë. Unë dua të kem dokumente por s’na japin. As rrugën bile s’na e rregullojnë, kur bie shi bëhet lum këtu”.

“Pension nuk kam, social nuk marr asgjë s’kam, tetëdhjetë vjet i mbusha. Shkojmë atje veç na thonë hajdeni pas një muaji. E kur është ai muaj”.

Komuna e Tetovës dhe Sektori për Punë të Brendshme thanë se kanë filluar tashmë projektin për regjistrimin e këtyre personave në librat amë dhe fëmijëve në shkolla. Megjithatë nuk komentojnë kërkesat e tyre për kushte dhe punësim.

Në Tetovë janë rreth 28 familje rome që nuk janë në dokumentacionin evidentues kurse në moshën shkollore janë 20 fëmijë që s’kanë dokumente të nevojshme për regjistrim në shkolla. Por, ne nuk i lejmë këta fëmijë pa i regjistruar por i përfshijmë të gjithë fëmijët në shkollat fillore dhe shpresojmë që gjatë arsimimit të tyre të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm- deklaroi Ahmed Qazimi. Sektori për Arsim i Tetovës

Problemet janë të mëdha shkaku se, nuk regjistrohet dot as një kundërvajtje nda tyre apo vepër penale nëse i njëjti nuk është i evidentuar nëpër librat amë të Republikës së Maqedonisë. Për këtë jemi kyçur në mënyrë aktive si SPB e Tetovës për regjistrim që, në të ardhmen mos kemi probleme të tilla- deklaroi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Përndryshe, në Tetovë, janë të evidentuar rreth 200 persona të komunitetit rom që nuk kanë numër amë dhe dokumente të tjera personale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...