Thellohet skandali, pas Ademit edhe Nuhiu është avancuar në mënyrë joligjore në Universitetin e Tetovës

Tetova

Thellohet skandali, pas Ademit edhe Nuhiu është avancuar në mënyrë joligjore në Universitetin e Tetovës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:49
Universiteti i Tetovës

Pas ministri të Arsimit, Abrër Ademi edhe zv ministri i Brendshëm Agim Nuhiu si dhe drejtori i Entit Shtetëror për Industri Safet Emrulin në mënyrë joligjore janë avancuar në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, shkruan Zyrtare.

“Ne jemi për të respektuar të gjitha rregullat ligjore dhe kjo procedurë është zbatuar nga ana e Universitetit pasi ata janë kompetentë për shpalljen e konkurseve për zgjedhje dhe rizgjedhje. Kështu që do të insistojmë në zbatimin e gjitha dispozitave ligjore”, tha Arbër Ademi për Fakulteti.mk.

E një gjë të tillë pritet ta hetoj edhe komisioni për anti korrupsion, ankesën në  Anti-korrupsion e ka dorëzuar inspektori për arsim të lartë Gjorgji Ilievski, i cili në kontroll të rregullt inspektorial në UT ka konstatuar se Ministri i Arsimit dhe Shkencës në mënyrë joligjore është zgjedhur docent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat