Tetova mbetet qyteti me numër rekord të deponive të egra

Tetova

Tetova mbetet qyteti me numër rekord të deponive të egra

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 18:29
ilustrim

Përderisa deponitë e egra zhvendosen nga vendi në vend, mbeturinat në pjesën e poshtme në Tetovë rreth lumit Shkumbin mbeten aty me vite. Në afërsi të kësaj deponie te vendosur jo larg 700 metra nga objekti i komunës së Tetovës ka disa objekte banesore.

Banorët thotë se me vite askush nuk ndërmerr asgjë në lidhje me këtë problem komunal.

Nga komuna thonë se vazhdimisht ndërmerren masa për këtë problem të vjetër ekologjik.

Shumë deponi të vogla paraqiten në pjesën e vjetër të Tetovës posaçërisht gjatë verës, ku mbeturinat me ditë nuk mblidhen. Deponitë e egra janë problem i madh për shumë komuna në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat