Një shtëpi dhe një hangar u dogjën në dy fshatra të Tetovës

Tetova

Një shtëpi dhe një hangar u dogjën në dy fshatra të Tetovës

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Një shtëpi dhe një hangar u dogjën në Shipkovicë dhe Çellopek të Epërm. Të lënduar në nuk ka, është shkaktuar vetëm dëm material.

Siç njoftoi komandanti i Njësisë kundër zjarrit të Tetovës, Uka Aliti, një zjarr ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ndërsa tjetri sot në mëngjes.

“Zjarri në Shipkovicë është denoncuar rreth orës 15. Për intervenim kanë shkuar pesë zjarrfikës me dy automjete. Në shtëpinë ka jetuar një familje pesë anëtarëshe”, tha Aliti.

Zjarri në Çellopek të Epërm është paraqitur mbrëmë në orën 1:00. Në objektin i cili është përdorur si fermë për ruajtjen e bagëtive dhe ushqimit për kafshë është intervenuar me pesë automjete dhe shtatë zjarrfikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat