SPB Tetovë paralajmëron dënime për krismat nëpër dasma

Tetova

SPB Tetovë paralajmëron dënime për krismat nëpër dasma

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:30
Ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë paralajmëron kontrolle të përforcuara dhe aktivitete për të zbuluar dhe dënuar krismat në dasme dhe shkrepja e fishekzjarrëve pa marrjen e lejes.

“Të gjithë, pa përjashtim, do të ketë zero tolerancë, përkatësisht të gjithë do të përgjigjen për pasojat. Në mënyrë paralele do të vazhdojnë edhe aktivitetet parandaluese të SPB Tetovë me qëllim që përgjithmonë të ndalohet ky fenomen ilegal. Ky fenomen përveç që prish rendin dhe qetësinë publik dhe rrezikon sigurinë e përgjithshme, këtë verë kishte edhe incidente që rezultuan me katër persona të lënduar, dy në Tetovë dhe dy në Çajle të Gostivarit“, tha për AIM, zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Krismat me armë zjarri është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publik dhe dënohet me dënim prej 200 deri në 500 euro.

Në raste të lëndimit kjo mund të trajtohet si vepër penale që dënohet me dënim me burgim prej një deri në 5 vite, respektivisht 10 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat