Spërkatje kundër mushkonjave në Tetovë

Tetova

Spërkatje kundër mushkonjave në Tetovë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 13:47
Ilustrim

Në territorin e Komunës së Tetovës, sonte pas mesnatës, do të fillojë spërkatje e dytë kundër mushkonjave.

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se dezinsektimii dytë i tokës këtë vit, në territorin e qytetit të Tetovës ka për qëllim të heq mushkonjat dhe insektet si.

“Ju bëjmë apel mirëmbajtësve të bletëve, që deri sa zgjat dezinesketimi të ndërmerren masa dhe të mbrohet familjet e bletëve. Dezinsektimi do të ndodh pas mesnatës, dhe do të zgjas deri në orët e hershme të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Nëse kushtet klimatike nuk lejojnë spërkatje atëherë spërkatja kundër mushkonjave do të ndodh ditën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat