Tetovë, shkolla e mjekësisë në gjendje të keqe - Bota Sot
Tetovë, shkolla e mjekësisë në gjendje të keqe

Tetova

Tetovë, shkolla e mjekësisë në gjendje të keqe

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 18:20
Tetovë

Në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë viti i ri shkollor ka filluar me problemet e vjetra. Muri i shkollës është drejt rrëzimit ndërsa pullazi i dëmtuar pikon nëpër klasa. Problem përbën edhe kanalizimi fekal, ndërsa shpesh ndodh që, ujërat e zeza të kthehen nëpër tualetet e shkollës. Drejtuesit e shkollës thonë se për situatën është e njoftuar Ministria e Arsimit, por akoma nuk ka përgjigje konkrete për masat që do të ndërmerren.

“Në lidhje me investimet kapitale është bërë ekspertiza për dëmet e shkollës. E njëjta është dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga ku, ende nuk kemi përgjigje. Mund të pritet sivjet të ketë intervenime në shkollë, por, gjithsesi varet nga përgjigja e Ministrisë së Arsimit dhe shkencës”, theksoi Shkëndije Huseini, Drejtoreshë e SH.M. Mjekësisë, “Nikolla Shtejn”

Nga Ministria e Arsimit dhe shkencës, thonë se lënda është në procedurë e sipër dhe së shpejti do të ketë përgjigje. Ndërhyrje në këtë objekt nuk janë bërë as nga Komuna e Tetovës. Drejtuesi i sektorit për arsim në këtë komunë Ahmed Qazimi, thekson se komuna nuk posedon dokumentacion për ndërtimin e këtij objekti, pasi në kohën kur është ndërtuar objekti, e njëjta është menaxhuar nga Ministria përkatëse.

“Komplet procedura e ndërtimit të mjekësisë është realizuar nga ana e ministrisë për Arsim dhe Shkencë, dhe ne nuk e posedojmë dokumentacionin komplet, për atë shkak nuk mund të bëjmë edhe intervenime duke mos e pasur dokumentacionin komplet. E njëjta është edhe në shkollën fillore në Xhepçishtë”, u shpreh Ahmed Qazimi, Përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës

Shkolla e mesme e mjekësisë, nuk është shkolla e vetme në Tetovë, që vitin e ri shkollor e fillon me probleme të vjetra dhe të pazgjidhura. Një fat të tillë, kanë edhe Shkolla fillore Skënderbeu në Xhepçishtë, mos ndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël dhe Sellcë, si dhe shkolla fillore në fshatin Novosellë të komunës së Bogovinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...