Komuna e Tetovës kërkon nga Qeveria të ndërtohet rrugë unazore e re

Tetova

Komuna e Tetovës kërkon nga Qeveria të ndërtohet rrugë unazore e re

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:21
Foto

Në seancën qeveritare e cila u mbajt në Tetovë, kryetarja Teuta Arifi ka kërkuar të bëhet kategorizim i ri i rrugës lokale që të mund të ndërtohet qarkore, e cila do të përfshijë pjesën perëndimore dhe veriore të qytetit në drejtim të Kosovës.

Siç njoftojnë nga vetëqeverisja lokale, bëhet fjalë për pjesën nga fshati Trebosh, që të lidhet me rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë.

“Kjo ka qenë kërkesa jonë e shtruar në seancën qeveritare dhe është pranuar në formë të përfundimit. Ideja është që të ndërtohet qarkore, në mënyrë që ato mjete për të cilat qytetin nuk e kanë destinacion përfundimtar, të anashkalojnë Tetovën dhe të vazhdojnë drejt destinacioneve tjera”, tha kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Sipas saj, kjo qarkore do të mundësonte lëvizjen e makinave jashtë Tetovës dhe arritjen në Kosovë, përmes vendkalimit kufitar në Jazhincë.

Ndryshe, për momentin autostrada Shkup-Tetovë-Gostivar paraqet qarkoren e vetme, nëse makinat lëvizin drejt Gostivarit dhe Ohrit, pas mos u futur në qytetin e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat