Arrestohet një shkupjan në Tetovë, i kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg

Tetova

Arrestohet një shkupjan në Tetovë, i kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg

Më: 17 janar 2020 Në ora: 22:18
Tetovë

Policët e Tetovës në bashkëpunim me shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë arrestuar një person nga Shkupi, për të cilin ka pasur fletarrest për vuajtjen e dënimit për shkak të një vepre në vitin 2011.

Në ndërkohë sipas policisë, ai ka tentuar që të zhvat 10 mijë euro nga një grua nga fshati Sellcë e Tetovës.

“Dje rreth orës 19:00 në një objekt hotelierik në hyrje të Tetovës, është privuar nga liria I.R (34) nga Shkupi, për të cilin ka pasur fletarrest për vuajtjen e dënimit. I.R së bashku me disa persona në vitin 2011 kanë kryer vjedhje në një argjendari në Tetovë. Ndryshe dje rreth orës 14:00, A.K (34) nga fshati Sellcë, e cila me I.R është njoftuar përmes rrjeteve sociale, ka denoncuar se ai e ka kërcënuar me jetë dhe i ka kërkuar 10 mijë euro”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Pas arrestimit, shkupjani është dërguar në burgun e “Idrizovës” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat