Tetovë, arrestohet një i punësuar në DAP për marrje të ryshfetit

Tetova

Tetovë, arrestohet një i punësuar në DAP për marrje të ryshfetit

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 16:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një i punësuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike – Tetovë (DAP), sot rreth orës 12:30 është arrestuar nga zyrtarët policorë, për shkak të kërkimit dhe marrjes së ryshfetit. Ai është arrestuar në Gostivar.

Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për një 38-vjeçarë, i cili si i punësuar në DAP – Tetovë, një personi nga Gostivari i ka kërkuar 300 euro që të mos i mbyllet objekti i tij, pasi ditë më parë ishin konstatuar parregullsi ligjore në objektin personi nga Gostivari e ka poseduar.

Mjetet e kërkuar së pari janë përpunuar nga krim-teknika dhe më pas i janë dhënë personit të punësuar në DAP.

I punësuari ka tentuar të lirohet nga paratë, por është kapur dhe parandaluar nga qëllimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat