Gomë në vend të rreth-rrotullimit, të rinjtë e Lëvizjes Besa me kritikë ndaj Komunës së Tetovës

Tetova

Gomë në vend të rreth-rrotullimit, të rinjtë e Lëvizjes Besa me kritikë ndaj Komunës së Tetovës

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 22:26
Gomë në vend të rreth-rrotullimit

Forumi rinor i Lëvizjes Besa gjatë ditës së sotme ironizuan me Komunën e Tetovës duke vendosur gomë që improvizon rreth-rrotullimin.

Me këtë aksion, të rinjtë e Lëvizjes Besa thanë se ky udhëkryq përbën problem të madh si për vozitësit ashtu edhe për studentët dhe se në këtë udhëkryq kanë ndodhur aksidente që kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale.

“Komuna e Tetovës si duket e ka zënë gjumi dhe nuk sheh më larg se qendra e Tetovës, dhe ndaj këtij problemi as që ka reaguar e lëre më të marrin masa për zgjidhjen e problemit”, thotë Albi Qamili nga Lëvizja Besa.

Sipas tyre edhe pse rreth-rrotullimi do të ishte ideal për zgjidhjen e këtij problemi, organet komunale, sipas tij, zgjodhën që të përdorin semaforët ndërsa semaforët me muaj nuk funksionojnë.

“Si pasojë e kësaj, studentëve, vozitësve por edhe kalimtarëve ju krijohen telashe duke rrezikuar kështu edhe jetët e tyre”, thonë nga Lëvizja Besa duke vendosur rreth-rrotullimin e improvizuar me shpresë se siç thonë nga Lëvizja Besa, komuna të ndërmerr diçka dhe ta zgjidhë problemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat