Normalizohet komunikacioni në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, bora shkaktoi vështirësi

Tetova

Normalizohet komunikacioni në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, bora shkaktoi vështirësi

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 11:29
Tetovë

Është normalizuar komunikacioni në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit.

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se nga ora 08:45 është normalizuar komunikacioni në këtë aks rrugor, ndërsa më herët rreth orës 07:55 është larguar edhe ndalesa në kalimin malor Pletvar.

Ndalesat për qarkullim në këto akse rrugore u vendosën për shkak të reshjeve intensive të borës dhe erës së fuqishme.

Komunikacioni nëpër rrugët tjera shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura, ndërsa në disa vende ka edhe mbetje të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat