Tetova do të ketë bulevard dhe transport të ri të qytetit përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale MSIP

Tetova

Tetova do të ketë bulevard dhe transport të ri të qytetit përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale MSIP

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 20:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e financave Shiret Elezi informoi se Tetova do të ketë bulevard dhe transport të ri të qytetit përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale MSIP, transmeton Meta.mk.

Deri më tani mbi 3.5 milionë euro nga ky projekt janë ndarë për projekte kapitale në komunë për blerje të fotovoltaikëve, ndërtim të rrugëve lokale, blerje të automjeteve komunale, tha zëvendësministrja e financave Shiret Elezi në ngjarjen me rastin e fillimit të ndërtimit të një pjese të re të bulevardit “Vidoe Smilevski-Bato”, ku morën pjesë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Elezi theksoi se përmes projektit MSIP janë ndarë 990,000 euro për ndërtimin e një pjese të Bulevardit “Vidoe Smilevski-Bato” nga i cili direkt do të përfitojnë 11,000 banorë të komunës, por do të jetë me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët e komunës.

– Me ndërtimin e kësaj pjese të bulevardit, i cili shërben si hyrje dhe dalje nga Tetova për në Gostivar dhe në drejtim të vend kalimit kufitar Jazhincë dhe është një nga rrugët më të frekuentuara, do të kontribuojë në zhvillimin e sistemit të transportit në komunë, për mbrojtje të mjedisit jetësor përmes uljes së emetimeve të dëmshme, zhurmës dhe efikasitetit energjetik, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik përmes lëvizjes dhe duke qasjes në të gjitha pjesët e qytetit – tha Elezi.

Zëvendësministrja e financave njoftoi se përmes projektit në Tetova do të blejë autobusë për transportin e qytetit.

– Përmes projektit për përmirësim të shërbimeve komunale MSIP të Ministrisë së financave, komuna e Tetovës do të sigurojë pesë autobusë për transport publik. Ky është një projekt me të vërtetë i madh me rreth 1,100,000 euro me të cilin do të themelohet transport publik në qytet. Kështu do të zvogëlohet bllokimi i trafikut, që do të ndikojë edhe në zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Përfitues nga zbatimi i këtij projekti janë të gjithë banorët e komunës së Tetovës, veçanërisht gjithë qytetarët që jetojnë ose punojnë në qytetin e Tetovës – shtoi Elezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat