Policia e Tetovës jep detaje për trupin e vdekur që u gjet dje në Malin Sharr

Tetova

Policia e Tetovës jep detaje për trupin e vdekur që u gjet dje në Malin Sharr

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 13:58
Foto Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë se një shtetas i Sirisë (32) është trupi i pajetë që u gjet dje në Malin Sharr mbi fshatin Vicë.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit, është vërtetuar se me siguri bëhet fjalë për 32 vjeçarin nga Siria M.R, i cili ka pasur dokumente të falsifikuara të Spanjës.

Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në Malin Sharr.“Mbrëmë një alpinist nga shoqata malore nga Tetova në orën 11:00 në SPB Tetovë ka denoncuar se në fshatin Vicë të Tetovës është vërejtur një trup i pajetë mashkulli. Më pas SPB Tetovë dhe mjeku i mjekësisë ligjore me helikopter janë drejtuar në vendin e ngjarjes de kanë konstatuar vdekjen pa shenje dhune”, shprehen nga SPB Tetovë.

Me urdhër të prokurorit publike, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për autopsi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat