Në Tetovë me rrethinë numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 43

Tetova

Në Tetovë me rrethinë numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 43

Më: 15 prill 2020 Në ora: 17:03
Foto Ilustrim

Numri i të infektuarve me virusin korona në rajonin e Tetovës ka arritur në 43, edhe atë vetëm 24 orët e fundit janë evidentuar 5 raste të reja në këtë rajon.

Në Tetovë me rrethinë numri i të infektuarve deri në këto momente nuk ka pësuar rritje të menjëhershme, gjë që ka bërë sistemin shëndetësor të përballoje më lehtë këtë situatë.

Numri i personave të testuar nga ky rajon në 24 orët e fundit apo në përgjithësi vazhdon të mos bëhet publik, edhe pse disa herë me radhë kemi kërkuar këtë informacion nga institucionet kompetente. Në këtë periudhë numri i personave të vendosur në karantinë shtetërore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, është 142, edhe atë 59 në Tetovë dhe 83 në Gostivar ndërsa numri i personave të ri të evidentuar në vetë izolim është 10, 1 në Tetovë dhe 9 në Gostivar si dhe 2 në Tetovë me vendim të Inspektoratit Shtetërorë Sanitar.

Ndryshe, 24 orët e fundit evidentuar gjithsej 66 raste të reja me virusin korona, kështu numri i të infektuarve në shtet ka arritur në 974 kurse si pasojë e këtij virusi, 45 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 98 janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat