Një adoleshent në mesin e tetë personave që e kanë shkelur orën policore në Tetovë - Bota Sot
Një adoleshent në mesin e tetë personave që e kanë shkelur orën policore në Tetovë

Tetova

Një adoleshent në mesin e tetë personave që e kanë shkelur orën policore në Tetovë

Më: 23 prill 2020 Në ora: 12:18
Tetovë

Tetë persona nga rajoni i Tetovës, prej të cilëve një adoleshent, e kanë shkelur orën policore në ditën e fundit.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacion policor, ndërsa do të përgatitet masë adekuate.

“Nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë janë kryer 246 persona që ndodhen në izolim dhe 155 në vetizolim, tek të cilët nuk është vërejtur shkelje e detyrimeve”, thonë nga SPB Tetovë.

Ndryshe, për një muaj në Tetovë janë dorëzuar 64 kallëzime penale, ndaj 79 personave të cilët kanë shkelur orën policore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat