Tetovë, 80 paralajmërime për mosmbajtje të pajisjeve mbrojtëse

Tetova

Tetovë, 80 paralajmërime për mosmbajtje të pajisjeve mbrojtëse

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:20
Tetovë

Në rajonin e Tetovës gjatë 24 orëve të fundit nga ana e nëpunësve policorë janë shqiptuar 80 paralajmërime për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse të obligueshme.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, prej numrit të përgjithshëm, 31 persona janë paralajmëruar edhe me shkrim.

“Në periudhën nga 30 prilli deri më 1 maj, për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal, ka denoncime për pesë shkelje për baza të ndryshme”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifoski.

Në karantinë shtetërore për 14 ditë në hotelet në Kodrën e Diellit kanë arritur edhe 12 persona, ndërsa numri i përgjithshëm është 119.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat