Ndihma e Shpejtë Tetovë: Qytetarët të vijnë me maska mbrojtëse

Tetova

Ndihma e Shpejtë Tetovë: Qytetarët të vijnë me maska mbrojtëse

Më: 12 maj 2020 Në ora: 14:10
Ndihma e Shpejtë nëTetovë

Mjekët dhe infermeiret nga Ndihma e Shpejtë e Tetovës po ballafaqohen me vështirësi që po i shkaktojnë disa qytetarë që në gjendje pandemia vinë pa pasur maskë mbrojtëse.

Nga Enti Shëndetësor i Tetovës ju bëjnë apel qytetarëve të vinë me maska mbrojtëse me qëllim që të parandalohet coronavirusi, për shkak se mospërdorimi i këtyre maskave rrezikon ata por në të njëjtën kohë rrezikon edhe personelin shëndetësor.

“Kërkojmë dhe ju bëjmë apel qytetarëve të mbajnë maska mbrojtëse sipas rekomadnimeve për t’u mbojtur, por edhe të mos lejohet një virus apo infeksion të bartet te punonjësit shëndetësor. Kjo është e rëndësishme për shkak se nëse infektohet personeli, sipas protokollit, me automatizëm zvogëlohen ekipet. Për shembull, nëse infektohet një mjek, i gjithë ekipi prej gjashtë-shtatë personave shkon në vetizolim shtëpiak 14 ditor. Kjo ngarkon shërbimin dhe nuk mund të përgjigjet në mënyrë të duhur thirrjeve të qytetarëve për ndërhyrje të shpejtë”, tha Borislav Jorgaqievski, drejtori i Entit Shëndetësor.

Ai tha se disa mjek dhe infermiere janë kërcënuar edhe gjatë kësaj pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat