Kryetari i degës së ASH-së në Tetovë takoi kreun e Besës, Bilall Kasami

Tetova

Kryetari i degës së ASH-së në Tetovë takoi kreun e Besës, Bilall Kasami

Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:33
Pamje nga takimi

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka zhvilluar një takim me kryetarin e degës së ASH-së në Tetovë, Altrim Mamuti.

Në këtë takim është diskutuar për të gjitha zhvillimet politike të fundit duke u dakorduar që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave nga ASH që përfaqëson Mamuti dhe Lëvizjes BESA.

“Biseduam rreth gjitha zhvillimeve të fundit politike si dhe u dakorduam që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave që ai përfaqëson dhe Lëvizjes BESA me qëllimin e vetëm për të sjellë ndryshimin e shumë pritur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, shkruajti përmes një postimi në Facebook, kreu i Besës, Bilall Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat