Problemet në ASH-në e Tetovës, flasin palët

Tetova

Problemet në ASH-në e Tetovës, flasin palët

Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:49
ASH

Kohëve të fundit Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela ndodhet në situatë të palakmueshme pasi dega e saj në Tetovë ndodhet në mesin e problemeve.

Altrim Mamuti, aktor, para disa muajve ishte zgjedhur kryetar i kësaj dege por ai tashmë i është afruar kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, duke thënë: “Një takim miqësor me kryetarin e Lëvizjes Besa z.Bilall Kasami .

Biseduam rreth gjitha zhvillimeve të fundit politike si dhe u dakorduam që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave të Aleancës për Shqiptarët që kanë mendim ndryshe rreth ndodhive të fundit në Aleancë rreth çështjeve të mos respektimit të organeve të partisë si për koalicionimet ashtu edhe për mos respektimin e kuvendeve të degëve ku u mohua e drejta e votimit të kandidatëve në një antarë kuvendi një votë por të njejtat kan kaluar me aklamacion si dhe mos respektimin e vullnetit të shumicë për një koalicion me Lëvizjen BESA, ne sot vendosëm për një formë pak më ndryshe veprimi por me qëllimin e vetëm për të sjellë ndryshimin e shumë pritur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Realizimi i këtij bashkëpunimi me Lëvizjen BESA është i natyrshëm dhe ka qenë edhe pritshmëri e shumicës apsolute të trupit votues opozitar të shqiptarëve dhe tash përmes një forme tjetër dhe një rrugëtimi pak më ndryshe por me qëllimin e njejtë – dërgimin e BDI-së në opoiztë, jemi të bindur se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut i ofrojmë opsionin fitues i cili do garantojë përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në qeverisjen e ardhëshme” sic thotë Mamuti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat