Tetovë, pandemia i ka vënë drynin shumë bizneseve

Tetova

Tetovë, pandemia i ka vënë drynin shumë bizneseve

Më: 18 maj 2020 Në ora: 14:42
Tetovë

Pandemia i ka vënë drynin shumë bizneseve në Tetovë. Ato nuk arritën të mbijetojnë në këtë kohë krize. Pronarët ankohen se nëse situata nuk përmirësohet do të mbyllen edhe ato dyqane që janë duke funksionuar për momentin.

“Pamjet e këtilla në qytetin e Tetovës janë gjithnjë e më të shpeshta. Dhjetëra biznese nga më të ndryshmet nuk ia arritën të mbijetojnë krizën që u shkaktua nga pandemia me virusin korona dhe për pasojë, rezultuan të mbyllur”.

Pronarët e dyqaneve thonë se, nëse vazhdon Pandemia rrezikojnë të mbyllen edhe dyqane të tjera që kanë mbetur të hapura.“Do mbyllen shumë dyqane nëse vazhdon kështu. S`ke punuar që të blejsh mall të ri, duhet të punosh pa të blesh mall të ri”.

“Kriza është normal, shkaku i krizës do vjen që të mbyllen ma tutje. Nuk ka vërtetë nuk ka as të blejsh asgjë, nuk ka punë bile aspak , krejt shkaku i virusit”.

Sipas disa analizave, 80 për qind e bizneseve në Maqedoninë e Veriut janë kompani mikro dhe të vogla. 90 për qind e tyre, sot shënojnë rënie drastike të qarkullimit. 45 për qind nga këto kompani kanë reduktuar kapacitetet e tyre të punës dhe punëtorëve si pasojë e vështirësive me të cilat ballafaqohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat