Prokuroria e Tetovës ka ngritur procedurë kundër 17 personave

Tetova

Prokuroria e Tetovës ka ngritur procedurë kundër 17 personave

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:15
Foto Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dorëzoi propozime dhënien e gjobave kundër 17 personave për mospërmbushje të rregulloreve shëndetësore gjatë një epidemie nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Të akuzuarit kanë shkelur orën policore dhe gjatë ndalimit ata kanë lëvizur nëpër lokacione të ndryshme të qytetit, të cilat kanë vepruar në kundërshtim me vendimin për ndalim dhe regjimit special për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria kompetente e gjykatës propozoi gjobë në para prej 100 gjoba ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat