Shërohen tetë pacientë nga coronavirusi në Tetovë

Tetova

Shërohen tetë pacientë nga coronavirusi në Tetovë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:09
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë shëruar 10 pacientë nga coronavirusi, prej të cilëve 8 nga Tetova dhe 2 nga Velesi.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Covid-19, shkon në 1605.

Në Tetovë sot janë regjistruar edhe 5 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë qytet është 236. Prej tyre, 23 kanë humbur jetën, ndërsa 131 janë shëruar.

Në 24 orët e fundit në Tetovë është regjistruar edhe një viktimë. Bëhet fjalë për një pacient 75-vjeçar.

Ndryshe, që nga rasti i parë në Maqedoni deri tani janë regjistruar 2492 raste, prej të cilëve 1605 janë shëruar, ndërsa 145 e kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat