Tetova respekton orën policore, asnjë shkelje deri tani

Tetova

Tetova respekton orën policore, asnjë shkelje deri tani

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:45
Tetova

Zëdhënësi i SPB – Tetovë, Marjan Josifoski tha se që nga fillimi i orës policore në ora 21:00 e deri në ora 7 në mëngjes, policia e Tetovës nuk ka evidentuar asnjë shkelje të orës policore.

Qytetarët nga të gjitha komunat tetovare nga dita e djeshme në orën 21:00 deri të hënën në ora 5 do të duhet të mbesin në shtëpi sipas masës qeveritare për kufizim të lëvizjes.

“Policët gjatë periudhës së kufizimit të lëvizjes nga dita e enjte deri të hënën në ora 5 vazhdimisht do të kontrollojnë nëse respektohet ndalesa e lëvizjes”, theksoi Josifoski.

Kurse gjatë ditës së djeshme 59 qytetarë janë dënuar për mosmbajtje të maskës. Nga inspektorati thonë se 35 personave u është dhënë vendim për izolim, dhe janë kontrolluar 393 persona me këto vendime.

Deklarata për izolim kanë nënshkruar 18 persona, dhe janë kontrulluar 73 persona me deklarata të nënshkruara për vetizolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat