Teuta Arifi: Nuk ka nevojë për orë policore në Tetovë, kjo masë nuk jep rezultate

Tetova

Teuta Arifi: Nuk ka nevojë për orë policore në Tetovë, kjo masë nuk jep rezultate

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 16:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas mbledhjes së sotme të Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, tha se është “pro” lehtësimit të masave dhe jo kthimit të orës policore në Tetovë.

Sipas saj, kjo masë nuk jep rezultate.“Pas dy muajve e gjysmë nuk ka nevojë për kthimin e orës policore. Kjo masë nuk jep asnjë rezultat. Javën e kaluar në televizione kishte disa tituj nga Klinika Infektive dhe me këtë më shumë mund të binden qytetarët që janë skeptikë për ekzistencën e virusit”.

“Në këtë mënyrë, me emisione të këtilla mund në mënyrë më efikase të ngritet vetëdija tek popullata dhe kjo të sjell respektimin e masave, se sa ajo që e bën ora policore”, tha kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Përveç kësaj, ajo shpreson që Komisioni për Sëmundje Infektive do ta miratojë kërkesën e komunës për lirimin e transportit të organizuar në Tetovë dhe komunat përreth.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Tetovë me coronavirus është 292, prej tyre 136 janë shëruar ndërsa 24 kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat